Zbardhen detaje të reja nga kontrolli që SPAK dhe oficerët e BKH-së ushtruan ditën e djeshme në një apartament në pronësi të Ilir Beqajt në Vlorë. Dera është hapur me ndihmën e zjarrfikëses.
Ende nuk dihet zyrtarisht se cfarë është gjetur brenda. Nëse janë konstatuar dokumente me vlerë për hetimin.
Avokati i Beqajt ka pasur një reagim për kontrollin duke deklaruar se apartamenti nuk është në pronësi të Ilir Beqaj.