-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra mjedisore në Vlorë/ Berisha: Rama dhe Zoto vodhën milionat e parashikuara për landfillin e plehrave

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me masakrën mjedisore në Vlorë.

Berisha shprehet se Rama pasi firmosi për të tre inceneratorët vendosi që të shtrijë thetrat e tij të zeza edhe në landfillin e ri të Vlorës.

“Rama vodhi 136 milionë euro të djegësit të Tiranës. Vodhi 40 milionë euro të djegësit të Fierit që nuk funksionon. Vodhi 28 milionë euro të llamarinës së Elbasanit që nuk funksionon. Po nuk kishte për Edi Ramën emër më të dashur, më të besuar për të vjedhur se sa Klodian Zoton dhe i dha atij landfillin e Vlorës me 20 milionë euro”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se e gjitha kjo bëhet vetëm e vetëm për të vjedhur pasi Rama vodhi me Klodian Zoton e tij milionat e parashikuara për landfillin e plehrave.

“Po Vlora nuk ka landfillin e plehrave. Por Vlora, Durrësi dhe i gjithë bregu në Shqipëri, ujërat e zeza i derdhin në det sepse nuk paguajnë energjinë për impiantet e përpunimit të tyre”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit