Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën ndaj mbështetësve të tij ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për rënien e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.
“Vlora në kulmin e sezonit turistik ka dy ditë e mbuluar nga bloza, helmet, tymi i djegies në natyrë të qindra mijëra ton plehrash. Ky krim makabër mjedisor që kërcënon shëndetin e të gjithë banorëve dhe pushuesve e turistëve në zonë, është vepër tërësore e korrupsionit të Edi Ramës. Do të doja të akuzoja me këtë rast bashkinë e Vlorës, por mund të them se ajo ndoshta ka kryer krimin e shëmtuar dhe i ka vënë flakë mbi gjysmë milion tonelata plehra të grumbulluara”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se “Vlora po e përjeton këtë dramë mjedisore pasi landfilli i ri i Vlorës, financuar prej 20 milionë eurosh njëlloj si djegësi i Tiranës nuk ekziston”.