Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me ndryshimet në qeveri që bëri kryeministri Edi Rama.
Basha shkruan se pas mbylljes së pazarit me Berishën do e mbushë qeverinë me anonimë.
“Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin.
Tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do ta mbrojnë nga drejtësia.
Gjithçka për karrigen dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Basha.