Në orët e para të mëngjesit në dy lagje të ndryshme në Shkodër janë djegur dy makina dhe pas 4 minutash një lëndë plasëse është hedhur në një banesë.
Në lagjen “Kongresi i Përmetit” u dogjën dy makinat “Benz” dhe “BMW” që janë në pronësi të Erdi Krajës.
Ndërsa në lagjen “Mark Lula” në banesën e Robert Gera u hodh një lëndë plasëse.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikim e autorëve.