Presidenti dekretoi ndryshimet në qeveri dhe pasdite në 18:00 mblidhet Kuvendi. Por Partia Demokratike thotë se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë seancë parlamentare të jashtëzakonshme ku do të votohen ministrat e rinj të qeverisë Rama. PD thotë se si rregull njoftimet për seanca bëhen 48 orë përpara mbledhjes.
“Në përgjigje të interesit tuaj për pjesëmarrjen apo jo të grupit parlamentar të PD në një seancë të supozuar parlamentare sot pasdite, ju bëj me dije që edhe pse jemi në mesditë ende deri në këtë moment, grupi parlamentar i PD nuk ka asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e ndonjë seance plenare.
Urdhri për thirrjen e seancës plenare, rendi i ditës, kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, apo materialet për mbledhjen e Kuvendit, që si rregull njoftohen 48 orë përpara mbledhjes, ende nuk i janë njoftuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë” deklaron PD.
Presidenti dekreton ndryshimet në qeveri, në 18:00 mblidhet Kuvendi