Teksa po bëjeshin përgatitje për vendosjen e kutive për votimin e fshehtë për kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropalin, Rama shkoi në vendin e deputetëve.
Ramës iu afrua deputetja e opozitës Andia Ulliri ku dhe kanë biseduar për pak çaste.
Në dorë ajo mbante një pankartë.
Mësohet se ajo ka qenë duke biseduar me kreun e shtetit në lidhje me aksin Thumanë-Kashar dhe protestat.