Në votimin e sotëm për zgjedhjen e Spiropalit si kryetare e Kuvendit duket nga tabela se ajo ka marrë dhe 4 vota nga opozita.
Mes 4 votava është dhe ajo e Bardhit i cili ndodhej në foltore dhe mesa duket Ori Nebiaj ka votuar për të.
Gjatë seancës pati tensione, teksa deputetët e opozitës me Bardhin e Nokën në krye bllokuan foltoren dhe tentuan të bllokonin edhe votimin për Spiropalin.
Fillimisht votimi do kryhej me votë të fshehtë dhe për këtë u vendosën disa kuti votimi, por kjo u pamundësua për shkak të deputetëve opozitarë dhe më tej votimi për Spiropalin u krye elektronikisht nga vendi por i fshehtë. Përveç Bardhit rezulton se kanë votuar edhe dy deputetë të opozitës, nga radhët e PDIU-së.