Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj sugjerimit të Bashkimit Evropian që çështja e hapjes së urës së Ibrit të diskutohet në dialogun me Serbinë. Ajo e konsideron këtë si një shkelje të sovranitetit të Kosovës dhe thekson se çështja nuk duhet të bëhet temë negociatash me Serbinë.
“Vuçiq nuk ka çfarë të pyesë për hapjen e urave për qarkullim në Republikën e Kosovës,” deklaroi Osmani.
Osmani theksoi se hapja e urës është një çështje që duhet të trajtohet në nivelin e institucioneve vendase dhe partnerëve të sigurisë, dhe se çdo vendim duhet të marrë parasysh interesat e qytetarëve.
Bashkimi Evropian ka deklaruar se hapja e urës është një çështje që duhet të trajtohet në kuadër të dialogut me Serbinë dhe nuk mund të implementohet pa pëlqimin e saj. Ura mbi lumin Ibër është aktualisht e hapur vetëm për këmbësorë.