Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK-ut që solli arrestime të shumta dhe sekuestrime. Aksioni u përqendrua në disa qytete, por kryesori ishte Elbasani pas dëshmive të Nuredin Dumanit për vrasje, porositje atentatesh, etj. SPAK ka lëshuar 33 urdhër arreste, ndërsa 13 janë ekzekutuar, 2 shqiptarë që ndodhen jashtë janë Shqipërisë janë arrestuar.
Foli Dumani! SPAK jep njoftimin për vrasjet e bujshme dhe atentatet në Elbasan
SPAK deklaron në njoftimin për mediat se operacioni është kryer në bazë të procedimit penal nr.75, të vitit 2022, ku objekt i hetimit ishte veprimtaria e një organizate kriminale e cila kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe drejtohej nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët dyshohet se fshihen në Dubai dhe Belgjikë.
Prokuroria thekson se ka arritur të zbardhë 6 vrasje dhe atentate të kryera në harkun kohor 2018-2020 në Elbasan, Peqin dhe Berat, ku në një prej tyre viktimë mbeti edhe Endrit Alibej, i njohur si kreu i një bande rivale me fisin “Çopja”.
SPAK zbulon vrasjet e porositura dhe investimet e vëllezërve Çopja në Shqipëri
Kjo organizatë kriminale sipas SPAK-ut ka realizuar grabitjen e armatosur të 10 milionë eurove që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë-Vjenë, ndodhur më 9 prill 2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”.
Policia ka ushtruar kontroll në 8 ambiente duke arritur të sekuestrojë në total mbi 1 milion euro cash, e po ashtu janë vendosur nën sekuestro 42 pasuri që përfshijnë prona dhe llogari bankare.
Zbulohen vrasjet në tentativë, SPAK: Vëllezërit Çopja porositën 14 ekzekutime
Dy vëllezërit Çopja kanë korruptuar edhe gjyqtarë dhe funksionarë të organeve të drejtësisë në vitin 2020 në Elbasan.
Ditën e djeshme u bë me dije se urdhër arresti ishte firmosur edhe për ish gjyqtaren në Elbasan Pajtime Fetahu e cila ishte shkarkuar nga Vettingu.