Prokuroria e Beratit ka dërguar në gjykatë Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula për akuzën e “Keqtrajtim i të miturit”.
10-vjeçari me iniciale A.K., ka deklaruar se ka marrë kërcënime fizike dhe psikologjike kur dilte në Tik Tok.
“Babai më kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që të shfaqesha në rrjetet sociale”, ka deklaruar 10-vjeçari.
Madje ai është shprehur se nuk kishte dëshirë dhe një pjesë të fjalorit që përdorte në Tik Tok nuk ia dinte kuptimin, këto i mësonte nga babi i tij në prezencë të gjyshes.