Shqiptari nga Kosova F. I., 62 vjeç, është arrestuar në Gjermani pas një kërkese ndërkombëtare nga Interpol Tirana. Ky arrestim u realizua në kuadër të operacionit “Partners” dhe është rezultat i bashkëpunimit mes policive shqiptare dhe gjermane.
Fadil Ibishi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit më 3 shkurt 2022, për akuzat e kanosjes, shtrëngimit për dhënien e pasurisë dhe ngacmimit seksual. Ai dyshohet se ka kanosur një grua për të mos publikuar video intime të saj, duke kërkuar 5000 euro. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e saj.
Procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri janë në zhvillim nga Interpol Tirana dhe Interpol Uiesbaden.