Arbër Hoxha ka treguar që në ndeshjen e parë të kampionatit sot se është një armë e rëndësishme ofensive për këtë klub.
Në ndeshjen e hapjes të kampionatit kroat, Dinamo Zagreb vihej përballë Istra 1961 që drejtohet nga Paolo Tramexani dhe Hoxhës iu deshën vetëm 13 minuta për të hapur serinë e golave.
Një harkim nga e djathta i Pjaca gjeti sulmuesin shqiptar i cili me kokë çoi sferën në rrjetë.
Goli konfirmoi se Hoxha është një lojtar i cili mund të ndihmojë Dinamo Zagreb të përsëritë sukseset në arenën kombëtare, apo edhe në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare.