Në Maqedoninë e Veriut, situata nga zjarret është alarmante, sidomos në rajonin e Gjurdjenci, ku qindra zjarrfikës, një helikopter dhe avionë po përpiqen të kontrollojnë flakët.
Pas katër ditësh përpjekjesh, banorët e zonës gjithashtu janë angazhuar me mjetet që kanë në dispozicion. Nuk ka raporte për persona të lënduar, por dëmet në bujqësi dhe pemët frutore janë të mëdha.
Ndërkohë, Greqia përballet gjithashtu me zjarre për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.