Eurodeputeti Fredi Beleri ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 4 gushtit për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikurinë.
Beleri akuzoi regjimin e Edi Ramës se anuloi zgjedhjet e mbajtura më 14 maj 2023 si një akt puçist, duke mos respektuar vullnetin e banorëve të Himarës.
Në mesazhin e tij, Beleri u bëri thirrje himariotëve që të votojnë për Gjikurinë për të siguruar një të ardhme më të mirë.
‘Të dashur vëllezër, ju ftoj të dielën të jeni konsekuent me historinë, të votoni Petro Gjikurinë, me qëllim respektimin e të parëve dhe sigurimin e një të ardhme më të mirë për ne dhe fëmijët tanë. Të gjithë ju që jetoni dhe punoni kudo në botë, përpiquni të jeni të dielën në Himarë’, u shpreh Beleri.