-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi raporton incidentet në zgjedhjet në Himarë dhe tregon kur mbyllet numerimi

Kryesoret

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, raportoi dy incidente gjatë procesit të votimit në Himarë sot. Në një qendër votimi, persona të paautorizuar ishin duke mbajtur shënime për emrat e votuesve, por pas ndërhyrjes, ata u larguan. Ndërkohë, në Lukovë, gazetarët nuk u lejuan të filmonin në një tjetër qendër votimi, për të cilën Celibashi kritikoi komisionerët dhe theksoi se është e drejta e mediave të filmojnë brenda qendrave të votimit.

Përsa i përket përfundimit të procesit të numërimit, Celibashi njoftoi se janë ngritur katër grupe numërimi dhe shpreson që procesi të përfundojë në orët e para të mëngjesit. Ai theksoi rëndësinë e respektimit të afatit ligjor, që është ora 22:00 e ditës tjetër, dhe njoftoi se ka komunikuar me partitë për të marrë masa në rast se është e nevojshme ndërrimi i numëruesve. Celibashi, i cili udhëtoi drejt Himarës për të monitoruar procesin, theksoi se çdo përshpejtim i procesit është i mirëpritur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit