Në orën 00:45 ka nisur në qendrën e numërimit të votave në Himarë, hapja e kutive të para pas verifikimit do të nisë edhe numërimi i votave. Në KZAZ për të ndjekur procesin janë edhe dy kandidatët për kryetar bashkie Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria.
“Në Vendin e Numërimit të Votave në KZAZ nr. 88, ka filluar procesi i vlerësimit të votave për 36 qendra votimi. Anëtarët e Grupeve të Numërimit do të vijojnë punën në mënyrë të pandërprerë dhe vlerësimi i votave do të monitorohet dhe regjistrohet nga kamerat e vendosura në tavolinat e numërimit”,-thuhet në njoftimin e KQZ.