-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehen ‘Ethet e Nilit’! Bino: 3 viktima nga virusi, qytetet e prekura

Kryesoret

17 të prekur nga virusi i “Etheve të Nilit Perëndimor” në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Më tej, zyrtarja theksoi se grupmoshat që mund të përjetojnë më rëndë sëmundjen janë ato mbi 60 vjeç.

Për sa i përket rasteve të ‘Etheve të Nilit Perëndimor’ ato rishfaqen në Shqipëri këtë vit. Ne kemi pasur një shpërthim të tyre në vitin 2012 dhe më pas disa raste në vitin 2017 dhe 2018, por këtë vit kemi 17 raste të konfirmuara. Një nga këto raste është konfirmuar në Greqi, i një banuesi në Lushnje. Dhe kemi 19 raste të mundshme.

Këto janë raste që kanë jo vetëm shenjat klinike, por edhe lidhjet epidemiologjike dhe një ekzaminim serologjik laboratorik. Rastet e konfirmuara janë konfirmuar përmes metodës molekulare ose serumeve të dyfishta. Janë kryer një sërë testimesh, 84% e testimeve për vitin 2024 janë kryer gjatë muajit korrik. Pra kemi pasur 64 raste të dyshuara, jemi duke punuar në këtë drejtim.

Për fat të keq kemi edhe tre raste vdekje të konfirmuara me ‘Ethet e Nilit’. Në përgjithësi është sëmundje që kalon lehtshëm tek personat e rinj deri në moshën 50-60 vjeç. Pas moshës 60 vjeç apo tek personat që kanë dëmtime të imunitetit, diabet apo alkoolist sidomos dhe persona me kancer, ato mund të shfaqin forma me prekje të sistemit nervor qendror, që janë encefalite, meningite, paralizë flaksite.

Këto janë forma të rënda që shkaktojnë shpeshherë edhe vdekjen. Sa i përket zonave ku kemi pjesën më të madhe kemi Lushnjen, Fierin, Kurbinin dhe Beratin (pjesën në afërsi të Lushnjës, disa raste në Lezhë dhe në Shkodër. Nuk ka patur të prekur në zonat bregdetare” tha ajo.

Rikthehen ‘Ethet e Nilit’ në Shqipëri, tre viktima dhe 17 të infektuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit