Një tragjedi ka ndodhur në Vlorë, ku një 70-vjeçar akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, një grua 64-vjeçare.
Pas një incidenti të dhunshëm, gruaja është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marrë.
Policia ka arrestuar 70-vjeçarin Engjellush Delia, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.