Zv/kryeministrja Belinda Balluku inspektoi punimet që po zhvillohen në segmentin e aksit rrugor Ura e Cerenecit-Peshkopi.
Balluku u shpreh se dhjetori i 2024 do të jetë edhe përfundimi tërësor i rrugës së Arbrit duke mbyllur tunelin e Murrizit me një shpresë shumë të madhe duke qenë se tashmë është drejt përfundimit.
“Me përfundimin e kësaj rruge unë besoj që zgjidhet njëherë e mirë një ngërç shumë i madh që kishte të bënte me aksesin, por që pavarësisht se u gëzuan njëherë në fillim se nga 6 orë rruga u bë 2 orë e pak, tashmë do të kemi mundësi që të shkojmë nga Peshkopia në Tiranë për një orë e gjysmë”, tha Balluku.