Pamjet e marra me dron zbulojnë përmasat e jashtëzakonshme të protestës që po zhvillohet sot në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.
Mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardet kryesore, duke marshuar drejt institucioneve qeveritare me pankarta dhe slogane kundër projektit.
Pamjet ajrore tregojnë jo vetëm numrin e madh të pjesëmarrësve, por edhe një energji të fortë kolektive, teksa qytetarët shprehin pakënaqësinë e tyre dhe kërkojnë ndërhyrje për të mbrojtur zonën dhe mjedisin.
Protesta ka vijuar në mënyrë paqësore, ndërsa forcat e rendit janë vendosur strategjikisht për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve.









