Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në tubim foli për skandalin e ilaçeve të skaduara për fëmijët.
“Dje për të disatën herë, zonja Vokshi denoncoi ish-kunatën e Edi Ramës, tani kunata e Bledi Çuçit, e cila në një akt mizor 1 milion euro ilaçe të skaduara që përdoren për sëmundje malinje të fëmijëve, i ka detyruar të ndryshojnë datën e skadencës dhe të futen në sistem”, u shpreh Berisha.
Ai i drejtohet Ramës duke i thënë që ky është krim kundër njerëzimit dhe kryhet nga gjysmëfamiljarët e tu.
“Si mund t’ua bësh fëmijëve shqiptarë një pabesi të tillë të tmerrshme?
Si mund t’u servirësh atyre ilaçin e skaduar për ilaç aktiv?
Po ju të cilësoheni kriminel e keni pak, gjuha duhet të ketë një fjalë tjetër më të rëndë se kaq”, shprehet Berisha.