Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha në tubim ndaj mbështetësve të tij foli rreth zhvillimeve tragjike që po ndodhin në Venezuelë dhe Bangladesh.
Berisha u shpreh se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur zhvillime tragjike në Venezuelë.
“Diktatori Maduro, pasi rrëmbeu mandatin siç i rrëmben Edi Rama, urdhëroi forcat të shkrehin breshëri plumbash mbi heronjtë e votës së lirë. Ndërsa studentët e Bangladeshit përzunë nga Daka Edi Ramën me fustan, figurën më të urryer të kombit, kryeministren Hasina”, u shpreh lideri i opozitës.
Më pas Berisha theksoi se këto zhvillime duhet të jenë dhe një mësim për Shqipërinë.
“Duhet të jenë një mësim sepse me narkokryeministrin Edi Rama, me kryehajdutin e kombit, me armikun e egër të qenies së shqiptarëve, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ndaj dhe beteja duhet të bëhet përfundimtare, përpara zgjedhjeve”, tha Berisha.