-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbledhja e Këshillit për Legjislacionin/ Bardhi: E pa pranueshme mbrojtja politike për Xhaçkën

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendt vendosi që të mbledhë Këshillin për Legjislacionin më 27 gusht në orën 11:00 për të shqyrtuar mandatin e Olta Xhaçkës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar duke thënë që kryetarja e Kuvendit ka si detyrim që të thërrasë sesionin brenda tre ditëve nga paraqitja e kërkesës.

“Zvarritja 2 vjeçare e kësaj çështje, mos zbatimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është mbrojtje politike nga drejtësia të një deputeti të mazhorancës, bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës. Është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, shprehet Bardhi.

Ai tha që në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.

“Dënojmë me forcë standartin një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”, theksoi Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit