Një automjet tip Fiat ka rënë në ujërat e Kanalit të Butrintit për herë të dytë brenda 8 ditësh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në afërsi të fshatit Vrinë, pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit që vinte nga kufiri.
Policisë e Sarandës iu desh të ndërhynte për të nxjerrë automjetin nga uji dhe për të arrestuar drejtuesin e tij, turistin e huaj Patryk Sajnog, i cili u kap me nivel të lartë të alkoolit dhe pa leje drejtimi.
Autoritetet vendore kanë shprehur shqetësim për mungesën e sinjalistikës dhe barrierave paralajmëruese në këtë segment rrugor, ku aksidentet janë të shpeshta dhe rrezikojnë sigurinë e kalimtarëve.