-sidi education-spot_img
24.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari i Parlamentit të Greqisë uron Spiropalin: Të nxisim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryesoret

Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Constantine An. Tassoulas, ka dërguar një letër urimi për Elisa Spiropalin me rastin e zgjedhjes së saj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Tassoulas ka shprehur urimet më të sinqerta dhe ka theksuar besimin e tij se Spiropali do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ai e ka përgëzuar Spiropalin për këtë detyrë të re dhe ka shprehur besimin se ajo do të kontribuojë ndjeshëm në avancimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Jam i bindur se nga Zyra Juaj e Lartë, Ju do të jepni një kontribut thelbësor në nxitjen e bashkëpunimit parlamentar ndërkombëtar dhe dypalësh dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.

Ju lutemi pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon në shkrimin e tij, Tassoulas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit