-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Drejtësia e re e mercenarëve si Zamani u kujtua më në fund të hapë dosjen e Teatrit Kombëtar për ta mbyllur përfundimisht

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij ndaj mbështetësve u bëri thirrje qytetarëve të dalin në anën e së drejtës.

“Pasi u shemb Teatri Kombëtar njëshekullor, pasi u shemb në një akt prej Neroni, Gjykata Kushtetuese mori vendim të ndërpresë çdo akt dhe i dha të drejtë qytetarëve të Tiranës dhe Aleancës. Pas katër vitesh, drejtësia e re e mercenarëve si Zamani u kujtua më në fund të hapë dosjen për ta mbyllur përfundimisht këta faqezinj që nuk kanë ligj as moral, por zbatojnë vetëm urdhra të një kryehajduti që quhet Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Ai u tha qytetarëve të mos qëndrojnë më në anën e kriminelit të Shqipërisë, kryebanditit, kryehajdutit Edi Rama.

“Unë e kuptoj se mbi ju vepron mizorisht 24 orë në 7 ditë një propagandë toksike e ushqyer me paratë e krimit të qeverisë. Papagaj të saj, të cilët kanë humbur çdo normë dhe standard etik, mashtrojnë dhe intoksikojnë qytetarët. Vjedhjen e quajnë virtyt, mandatet e grabitura i quajnë fitore. Shndërrimin e krimit në votë e quajnë rezultat. Shndërrimin e votës në krim e quajnë meritë”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit