Kryeministri Edi Rama shpërndau pamje nga aeroporti i Vlorës, duke njoftuar se pista do të përfundojë në fund të vitit.
Ai thekson se aeroporti do të kalojë testet e certifikimeve europiane dhe do të presë pasagjerët e parë verën e ardhshme.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e çertifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme…”, shkruan Rama.