Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror Korab-Koritnik, mbi fshatin Popinar, Njësia Administrative Maqellarë, Bashkia Dibër. Mbrëmjen e djeshme zjarri ka djegur rreth 4 ha pyje ahu, dëllinje dhe shkurre.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 80 forca nga Shërbimi zjarrfikës Peshkopi, ADZM- Dibër, Drejtorisë së Pyjeve të Bashkisë, Njësia Administrative Maqellarë, si dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm të Bashkisë Dibër.
Terreni i vështirë dhe mbetjet e drurëve të prera ndër vite po e bëjnë të pamundur izolimin e plotë të zjarrit.