Dy ditë më para në Shkodër tre persona mashtruan pronarin e një këmbimi valutor duke i vjedhur shumën prej 140 mijë euro dhe më pas janë larguar nga Shqipëria.
Në aeroportin e Stambollit policia turke arriti të arrestojë një nga personat, 40-vjeçarin Kakha Joua, i cili është depërtuar në Rinas mesditën e sotme. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet me vete një shumë prej 7500 euro.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe dy personat e tjerë gjeorgjianë të përfshirë në këtë vjedhje, 45-vjeçarin me iniciale G.T dhe 36-vjeçarin me iniciale B.T.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.