-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prej 7 ditësh zjarri në Malin e Thatë/ Perfekti Jole: Sot pritet që të vihet nën kontroll situata

Kryesoret

Prej 7 ditësh vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Malit të Thatë dhe në Parkun Kombëtar të Prespës vijojnë të jenë aktive. Rreth 80 forca zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarreve.

Perfekti i Korçës Nertil Jole tha se që është organizuar puna në mënyrë që të neutralizohet dhe të bëhet e mundur mospërhapja e vatrave të zjarrit.

‘Jemi sot këtu në Goricë së bashku me kryetarin e bashkisë Pustec për të bërë përpjekjen e radhës, në ditën e 7-të, për të luftuar një vatër komplekse, ne zonën e Parkut Kombëtar të Prespës. Kemi organizuar punën me të gjitha strukturat operacionale në nivel qarku na janë ofruar si mbështetje edhe shërbimet e bashkive të tjera së bashku me detashmentin, agjencinë e zonave të mbrojtura, më shërbimin pyjor, strukturat e policisë etj”, u shpreh Nertil Jole.

Ai tha që sot pritet që të vihet nën kontroll situata e zjarrit.

Në çdo rast jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me autoritete, ministrinë e mbrojtjes, me ministrin posaçërisht, me drejtorinë e agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile duke shpresuar që nuk do të jetë e nevojshme të angazhohet mekanizmi europian për ndërhyrje nga ajri”, tha Jole.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit