Një 36-vjeçar është arrestuar në Vlorë për djegien e një automjeti tip “Volvo” në pronësi të një 34-vjeçari, pas një konflikti.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në lagjen “28 Nëntori”. Autori, A. M., dyshohet se ka vepruar për motive të dobëta.
Pas identifikimit dhe arrestimit të tij, materialet janë kaluar në Prokurori për procedura të mëtejshme.