Një zjarr masiv ka shpërthyer në fshatin Bardhor të Kavajës, pranë plazhit të Gjeneralit, duke kërcënuar banesat e zonës.
Flakët dhe tymi janë përhapur në të gjithë përreth, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e kufizuar.
Aktualisht, dy mjete zjarrfikëse po përpiqen të shuajnë zjarrin, ndërsa autoritetet po punojnë për të parandaluar përhapjen e tij më tej.