-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia dënon me 12 vjet burgim gruan amerikano-ruse

Kryesoret

Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar gruan amerikano-ruse, Ksenia Karelina, me 12 vjet burgim, pasi e gjeti atë fajtore për tradhti. Ajo u gjet fajtore për transferimin e 51 dollarëve amerikanë te një shoqatë ukrainase të bamirësisë në fillim të vitit 2022.

Vendimi u shqiptua nga gjykatësi Andrei Mineyev, pasi prokurorët kërkuan 15 vjet burgim për Karelinan, e cila po ashtu njihet edhe me mbiemrin e saj të martesës, Khavana.

Avokati i Karelinas, Mikhail Mushailov, tha se ajo e ka pranuar se e ka bërë këtë donacion, por ekipi ligjor planifikon që ta apelojë vendimin.

Vendimi u shqiptua një ditë pasi një gjykatë në Moskë e dënoi me 15 vjet burgim një shtetas amerikan të identifikuar si Joseph Tater. Ai u gjet fajtor për huliganizëm.

Karelina, 33-vjeçare, ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara më 2015, ishte martuar me një shtetas amerikan dhe kishte marrë shtetësinë amerikane më 2021.

Ajo u arrestua në Jekaterinburg në janar, nën dyshimet për huliganizëm.

Megjithatë, më 7 shkurt ndaj saj u ngrit akuza për tradhti, pasi hetuesit mësuan se në ditën e dytë të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ajo kishte transferuar 51 dollarë te Razom, një grup ukrainas i ndihmës që ndihmon civilët e prekur nga lufta.

Avokati Mushailov tha se prokurorët i gjetën dëshmitë për këtë donacion në telefonin e klientes së tij.

Në shkurt, bashkëthemeluesja e Razom, Dora Chomiak, i bëri thirrje Qeverisë amerikane “të vazhdojë të bëjë gjithçka për të kërkuar nga [presidenti rus, Vladimir] Putin që të lirojë të gjithë të arrestuarit padrejtësisht në Rusi”.

Mineyev tha se në rastin e Karelinas ishte gjykatësi i njëjtë që në korrik dënoi gazetarin amerikan, Evan Gershkovich, me 16 vjet burgim nën akuzat për spiunazh.

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u përfshi në këmbimin e të burgosurve më 1 gusht, kur u lirua edhe nga gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, dhe disa disidentë të burgosur rusë.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, pothuajse 900 rusë janë dënuar nën akuza për tradhti, spiunazh apo bashkëpunim me qeveri të huaja që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit