-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Vodhi makinën në Durrës dhe iku me të drejt Elbasanit, arrestohet 29-vjeçari

Kryesoret

Një 29-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet në lagjen nr.13 në Durrës dhe ishte larguar me të drejt Elbasanit.

29-vjeçari i identifikuar si Teki Halilaj një ditë më parë kishte vjedhur një celular dhe çantën me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, në një hotel në lagjen nr.14.

Ai gjithashtu ishte i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës edhe për katër vjedhje të tjera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan makina, dy telefona, një medaljon floriri, një parfum, syze qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit