Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi me anë të një deklarate tha se ka bërë padi në SPAK ndaj Edi Ramës, ministrave të shëndetësisë së qeverisjeve të Rilindjes, drejtuesve dhe ish-drejtuesve të QSUT-së, si dhe shefave të shërbimeve dhe personelit përgjegjës.
Vokshi u shpreh se kjo padi ka lidhje me skandalin që ndodhi dhe vazhdon akoma në Onkologjik.
“Pas publikimit të skandalit, Edi Rama nxitoi t’ia hidhte fajin mjekëve e nuk mori asnjë masë. Ministrja e Shëndetësisë u neverit prej mjekëve e nuk mori asnjë masë. Shefja e shërbimit dhe Drejtoresha e QSUT as analizuan situatën,as reaguan, madje pranuan si pa të keq të gjitha mungesat në medikamente, kura, mungesën e funksionimit të pajisjeve dhe aparaturave në Onkologjik”, tha deputetja.
Vokshi u shpreh se dje pranë partisë demokratike kanë arritur të tjera denoncime për mosfunksionimin e aparaturave, ose dera e aparaturës nuk punon ose aparatura nuk funksionon.
“Nuk ka skandal më të madh se të ndërhyhet në sistem o line të farmacisë, të heqësh datën e skadencës dhe ilaçet e skaduara ti kalosh në pavionin e fëmijëve!!! Kryeministri Rama heshti, Ministrja Koçiu heshti. QSUT mashtroi! Këto janë krime!!! Që mbeten të pandëshkuara!!, tha deputetja e PD.
Albana Vokshi theksoi se PD fton çdo pacient , familjar dh të afërm që të mos heshtin por të reagojnë për të larguar ata që vjedhin si të babëzitur paratë e ilaçeve, kurave, aparaturave.