Një i mitur ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Unazën e Madhe të Fierit, ku një automjet ka përfunduar jashtë rruge.
I mituri, i cili ndodhej pas në mjet, është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier, ku po merr trajtim nga mjekët.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.









