Policia italiane dy ditë më parë ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar pasi i gjet me kokainë. Gjykata i ka dhënë shqiptarit masën e arrestit shtëpiak për posedim dhe shitje të kokainës.
Autoritetet publikun emrin e shqiptarit Hekuran Kalemi, një emigrant rezident në vendin fqinj, që njëkohësisht edhe punonte.
Media italiane raporton se ai u ndalua orët e vona të së enjtes për festën e “Ferragosto-s”, me 80 gramë kokainë të paketuar, peshore elektronike precize dhe disa sende të tjera, në banesën e tij në Corfinio.
Shqiptari doli para gjykatës së Sulmonës, teksa gjyqtarja Alessandra De Marco aprovoi masën e paraburgimit të kërkuar edhe nga prokurori. Në seancën e mbajtur, Kalemi me ndihmën e një përkthyesi, deklaroi se droga e gjetur në shtëpi ishte e destinuar ekskluzivisht për përdorim personal. Në përfundim u vendos izolimi në banesë dhe refuzimi i lejes që shqiptari të shkonte në punë.