Ditën e sotme u arrestuan dy persona pasi dy ditë më parë kishin vjedhur varësen e floririt të një gruaje.
23-vjeçari me iniciale D.M., dhe 21-vjeçari me iniciale L.M., të dy banues në Tiranë, më datë 15 gusht në bashkëpunim me njëri tjetrin në rrugën e Elbasanit i kanë vjedhur varësen një gruaje dhe më pas janë larguar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.