Ditën e sotme në Bulqizë u procedua penalisht një 60-vjeçar me iniciale S.S., banues në fshatin Erebarë, Dibër pasi ndezi zjarr për të pastruar dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me bimësi.
Gjithashtu në lagjen “Minatori” gjatë një konflikti tre personat E.L., 30 vjeç, Xh.L., 26 vjeç, A.N., 19 vjeç kanë goditur me grushta K.F. Më pas ata i kanë dëmtuar dhe makinën.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.