Katër persona u arrestuan pasi një ditë më parë kishin vjedhur tre automjete në Durrës.
Romeo Hima 24 vjeç dhe Paolo Muho 25 vjeç kishin vjedhur një automjet në një parkim në lagjen nr.1 në Durrës duke u prezantuar si punonjës.
Ndërsa Afrim Agasi 53 vjeç banues në Ishëm, ka vjedhur automjetin tip “Benz” në lagjen nr.15 në Durrës dhe Edison Gjyriqi 22 vjeç ka vjedhur një automjet tip “Volkswagen”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre automjetet.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.