Ditën e sotme një 56-vjeçar me iniciale P.P., banues në Tiranë u arrestua në dalje në pikën kufitare në Kakavijë.
Ai ishte në kërkim pasi gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021 e ka dënuar 56-vjeçarin me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Ndërkohë veprimet e tjera procedurale për 56-vjeçarin do të kryhen nga DVP Tiranë.