Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për italianin me iniciale S.C.
Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimet mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi vulave stampave ose formularve” dhe “Mospagimi i taksave”.
S. C, kërkoi prishjen e vendimit nga caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” në atë të “garancisë pasurore”.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e përbërë nga Gjyqtare Miranda Andoni, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Tiranës.