Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë ku dy persona u plagosën me armë zjarri.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku pronar të hotelit ‘Lakaj’ dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Ardis Ishmin dhe Erdis Hoxha.
Ata u dërguan në spitalin e Shkodrës por për shkak të plagëve të marra kanë ndërruar jetë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërsa një grup i posaçëm hetimor po vijon punën për sigurimin e provave ligjore.
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë, ndërrojnë jetë në spital dy të plagosurit