Në mes të konfliktit të vazhdueshëm Izrael-Hamas, grupi Hamas ka pranuar propozimin për armëpushim të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, por e ka refuzuar atë që e quan “kushtet e reja” të imponuara nga Izraeli.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Hamasit, Basem Naim, theksoi se ndonëse grupi palestinez mbështet në parim propozimin për një armëpushim gjashtë-javor dhe fazat e tjera të planit të parashikuar nga Presidenti Joe Biden, ai ka refuzuar kushtet e reja që Izraeli ka shtuar gjatë negociatave.
Naim pretendon se këto kushte përfshijnë kërkesa për tërheqjen e forcave izraelite nga disa zona dhe ndryshime në shkëmbimet e të burgosurve dhe ndihmën humanitare.
Konflikti kishte filluar më 7 tetor 2023 me një sulm të Hamasit që la rreth 1200 të vdekur në Izrael dhe rreth 40,000 të vrarë në Gaza.
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, kishte pasur një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kishte konfirmuar mbështetje për propozimin e SHBA-së, ndërsa Hamas është akuzuar për refuzimin e kushtet e reja që i janë kërkuar.