Këngëtarja e njohur Eli Malaj në llogarinë e saj në instagram ka postuar një foto të Ardis Ishmit i cili u vra me armë zjarri së bashku me Erdis hoxhën.
Mesa duket këngëtarja paska njohje me familjet Hoxha dhe Ishmi.
“Një nanë e babë mbeten pa djalë, një nuse pa bashkëshort e dy femi pa babë .. familjar e shoqni me zemer të thyme, ku po shkon kjo rini, lamtumirë Ardisi jonë ..qofsh mirë me Zotin ???? Ngushellimet e mia familjes Ishmi”, shkruan këngëtarja.









