-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Diskutimet për heqjen ose jo të masave ndaj Kosovës janë duke vazhduar

Kryesoret

Bashkimi Evropian po i vazhdon diskutimet për raportin e Kryediplomatit Josep Borrell për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vëna vitin e kaluar.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka deklaruar se BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdojnë t’i kërkojnë Kosovës që të përmbahet nga “hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar”.

“Diskutimet e shteteve anëtare të BE-së në Këshill për raportin e përfaqësuesit të lartë, për përmbushjen e kërkesave të BE-së nga Kosova janë duke vazhduar. Ato janë të brendshme dhe konfidenciale. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të rrisin më tej tensionet, dhe ne presim që Kosova të adresojë dhe zgjidhë çështjet e hapura në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Stano për RTV21.

Në fillim të këtij muaji, Stano kishte paralajmëruar se këto masa mund të ashpërsohen. Deklarata e tij kishte ardhur pas mbylljes se degëve të Postës së Serbisë në veri dhe planit të Qeverisë për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e veturave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit