Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij poshtë banesës tha se është të dërgojnë misione, të hetojnë në tunele të Shqipërisë aty ku fshihet e vërteta e biznesit kriminal të Edi Ramës.
“I bëj thirrje EuroJust, Europolit, të vijnë dhe të hetojnë këtë krim monstruoz që autoritetet e vendit bëjnë ndaj qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.
Gjithashtu ai u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta të fuqishme kundër kriminelëve.
“U bëj thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta të fuqishme kundër këtyre kriminelëve që janë të aftë të trafikojnë, të kërcënojnë, të rrezikojnë çdo jetë të qytetarëve shqiptarë për tu pasuruar vetë me veprimtari të tillë”, theksoi Berisha.