-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxhaj: William Burns, përkrahës i madh i pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka deklaruar sot se vizita e drejtorit të CIA-së William Burns, është një dëshmi e qartë që tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk flasin për Kosovën pa e vizituar atë dhe pa e trajtuar si një partner strategjik dhe të barabartë.

Hoxhaj me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se askush më shumë se Burns në vitet 2007-2008 nuk ka qenë përkrahës i madh i Kosovës para kundërshtarit të madh Putin dhe Rusisë së tij.

“Përmbyllja e vizitës në Kosovë pas Bosnjës dhe Serbisë, tregon për një momentum rajonal sa i takon sigurisë dhe përkushtimit amerikan, por një moment kthese për politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, nëse bashkëbiseduesit e tij në Kosovë e kanë kuptuar drejt qëllimin e vizitës dhe nëse do t’i nderojnë zotimet e marra për të rikthyer Kosovën në binarët e partneritetit me ShBA-në!”, shkruan Hoxhaj.

Më tej ai theksoi se “Mbetet të shihet se sa ata do të emancipohen nga një mendje briliante si William Burns dhe do kalojnë nga përrallat populiste drejt veprimeve racionale, në shërbim të interesit vital të Kosovës që është i njëjti me atë të Amerikës!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit