Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Bushatit, ku disa persona që lëviznin me automjete të blinduara dhe të armatosur kanë qëlluar në drejtim të një mjeti të parkuar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja nga armë të ndryshme dhe nuk raportohen persona të lënduar.
Automjetin tip “Audi” i blinduar ngjyre e zezë, është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa dy automjete Mercedes S të blinduar janë larguar me shpejtësi.
Ndërkohë efektivët po vijojnë punë për arrestimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.